Rreziqet që na vijnë nga sheqeri kanë bërë aq shumë bujë, sa shumica e njerëzve mendojnë se çdo gjë e ëmbël i bën keq trupit. Ndërsa sheqeri i bardhë është i dëmshëm, në mos toksik, natyra ofron zëvendësime të shijshme e natyrale të sheqerit, të gjetur në fruta, perime dhe mjaltë.
Mjalti është një nga mënyrat më të lehta dhe më të fuqishme për të mbrojtur trupin.
Ja cilat janë 6 nga përfitimet më të mira, që mjalti ofron:
Forcon sistemin imun
Mjalti i papërpunuar është i mbushur me vitamina, minerale dhe enzima, të cilat e mbrojnë trupin nga bakteriet dhe forcojnë sistemin imun. Simptomat e të ftohtit dhe gripit, si kolla, dhimbje fyti, me anën e mjaltit mbahen nën kontroll. Për të forcuar sistemin imun, shtoni 1-2 lugë të vogla mjalti në ujë të ngrohtë. Për më tepër veprim, shtoni lëng të freskët limoni dhe pak kanellë.
Ju ndihmon të bini në peshë
Nëse pini ujë të ngrohtë me limon e mjaltë me stomak bosh, herët në mëngjes është një mënyrë e mirë për të pastruar mëlçinë, për të hequr toksinat e trupit dhe larguar yndyrnat.
Shtoni në një gotë me ujë të ngrohtë një lugë të vogël mjalt dhe lëngun e një limoni. Konsumojeni në mëngjes, para se të hani. Kjo është një pije qetësuese, e mirë për ta pirë edhe në fund të ditës.
Redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Mjalti i përzierë me kanellë rigjallëron arteriet dhe venat e zemrës dhe redukton kolesterolin deri në 10%. Kur merret rregullisht, kjo përzierje mjaltë-kanellë redukton rrezikun e atakeve në zemër.
Qetëson problemet me tretjen
Vetitë antiseptike të mjaltit lehtësojnë aciditetin e stomakut dhe përmirësojnë tretjen. Mjalti gjithashtu neutralizon gazin, duke u shndërruar në qetësuesin më të mirë të stomakut, në rast se e tejkaloni masën me të ngrënë.
1 ose 2 lugë të vogla mjalti para se të hani vakte të rënda pengon mostretjen dhe nëse e keni tejkaluar masën, shtoni mjalt dhe limon në ujë të ngrohtë për të ndihmuar ushqimin të lëvizë në traktin tretës.
Rrit nivelet e energjisë
Sheqernat natyrore që gjenden tek mjalti janë një burim i shëndetshëm i kalorive dhe energjisë për trupin.
Lodhja është përgjigja e trupit ndaj niveleve të ulta të energjisë. Në vend që të pini kafe ose të hani çokollata, hani një lugë të vogël mjalti të papërpunuar.
Pastron lëkurën
Për shkak të vetive anti-mikrobike dhe anti-kërpudhë, mjalti është përbërësi më i mirë në kujdesin e lëkurës. Aplikoni pak mjaltë në njollate fytyrës dhe lejoni lëkurën ta thithë gjatë natës. Pastrojeni në mëngjes. Pas përdorimit të rregullt, do të zgjoheni me lëkurë të pastër!
Mjalti është i mirë edhe për trajtimin e problemeve të tjera të lëkurës si ekzema dhe psoriasis. Edhe pse nuk i kuron këto sëmundje, qetëson inflamacionin dhe lehtëson thatësinë e lëkurës.
Burimi:MindBodyGreen