Bletaria Mali http://bletariamali.com Wed, 15 Jan 2020 21:48:51 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=5.4.15 Mjalti duhet të përdoret me lugë druri apo metalike? http://bletariamali.com/mjalti-duhet-te-perdoret-me-luge-druri-apo-metalike/ Wed, 15 Jan 2020 21:48:51 +0000 http://bletariamali.com/?p=440 A është e vërtetë kjo teori dhe ku bazohet? A është e vërtetë se me vite e shekuj kemi bërë zgjidhjen e duhur duke ngrënë me lugë druri ? Cila është e vërteta e kësaj teorie? Pothuajse me vite apo gjeneratë pas gjenerate është e njohur teoria se mjalta përdoret me lugë druri, në të [...]

The post Mjalti duhet të përdoret me lugë druri apo metalike? appeared first on Bletaria Mali.

]]>
A është e vërtetë kjo teori dhe ku bazohet?
A është e vërtetë se me vite e shekuj kemi bërë zgjidhjen e duhur duke ngrënë me lugë druri ?
Cila është e vërteta e kësaj teorie?

Pothuajse me vite apo gjeneratë pas gjenerate është e njohur teoria se mjalta përdoret me lugë druri, në të kundërtën i humbet vlerat ushqyese dhe dobitë shëndetsore.

E vërteta është se mjalti mund të hahet me një lugë druri, plastike ose metali. Pra mjalti mund të përdoret me të gjitha lugët pa qenë e nevojshme të bëjmë përzgjedhje dhe mjalti nuk do të humbas vetitë e tij.

Ka shumë rëndësi që mjaltin të mos e përdorim me gjëra të ngrohta si çaj apo qumësht të ngrohtë pasi në këtë mënyrë i shkatërrojme vlerat që ka.

Ku bazohet teoria e kundërshtimit të përdorimit të mjaltës me lugë metalike?

Konkretisht, argumentohet se nëse konsumojmë mjaltë me një lugë metalike, ndodh një reaksion kimik midis mjaltit dhe lugës. Meqenëse mjalti ka një pH të ulët (mjedis acid) ai shkakton gërryerje të metalit dhe kështu mjalti humbet vetitë e tij. PH i saj është rreth 3.9 dhe në këtë rast, do të nënkuptojë që shumë ushqime nuk kanë nevojë të hahen me lugë metalike dhe nëse do të ndiqnim këtë logjikë, atëherë me një lugë metalike nuk duhet të hamë djathë, lakër turshi, qumësht të thartë, turshi, fruta, domate dhe ushqime të tjera të panumërta që kanë më shumë aciditet se mjalti.

Luga prej metali është bërë nga një material inert d.m.th. është projektuar në mënyrë që të mos pësojë ndonjë reaksion kimik me ushqimin gjatë përdorimit normal. Kuptohet mjalti nuk do qëndroj me minuta apo ore në një lugë metalike pasi kjo do të ndikonte.

Pastaj nuk duhet të harrojmë se në mjaltin dhe përgaditjen deri në fazen finale e kalojmë nëpër makineritë metalike, koshat e mjaltit janë gjithashtu metal, etj. Pra, para vendosjes në kavanoz të qelqit mjalta gjithsesi është në kontakt me pjesën metalike të mjeteve që përgatitet, madje është shumë më gjatë në kohë sesa mund të që ndërroj në një lugë metalike gjatë përdorimit.

Si përfundim mund të themi se ky është në të vërtetë një mit që njerëzve u pëlqen ta rrëfejnë dhe kalojnë brez pas brezi sa që sot pothuajse ska njeri që nuk e beson.

Kur në të vërtetë mjalta e humbet vlerën dhe vetitë shëruese që ka?

Mjalta e humbet vlerën dhe vetitë shëruese nëse përdoret me pije shumë të ngrohta mbi 40 gradw C. Tradita e pirjes se qajit të nxehtë me mjaltë dhe pak limon nuk kemi bërë asgjë më shumë sesa kemi pirë një në çaj të nxehtë pa asnjë efekt te theksuar shërues apo vlerë nutritive, pra në një çaj të nxehtë me mjalte dhe limon efekti i vitaminave dhe mineraleve humbet dhe kurimi është i njëjtë sikur të pini çajin me sheqer të rregullt dhe pluhur limoni !!!

Mjalta është më se miri të përdoret direkt pa u vendose në pije tjera, nëse e vendosni pija duhet të jetë e vakët dhe te mos e kaloj në asnjë manyrë 40 gradë C. E mira do ishte të mos e kalonte as 30 grade C. Kjo vlen jo vetëm për mjaltin, por edhe për produktet e tjera të bletëve (polen, propolis, qumësht blete etj.)

Mrekullitë e shumta shëndetsore të mjaltit

Mos harroni mrekullitë që fshihën pas produktit të quajtur mjaltë!

Gjëja më e rëndësishme për të mbajtur mend është që ju duhet të hani mjaltë për të ndihmuar trupin tuaj dhe për ta mbajtur atë të shëndetshëm.
Mjalti është produkti më i përsosur, i cili përmban pothuajse të gjithë përbërësit që përbëjnë trupin e njeriut. Mjalti përmban aminoacide si dhe komplekse të vitaminës B, vitaminë A, niacinë dhe midis lëndëve minerale, kalcium, fosfor, magnez, hekur etj. që vijnë nga nektari në raport me llojshmërinë e luleve që bletët i kanë shfrytëzuar si dhe nga klima dhe stina e vitit. Mjalti ndikon në funksionimin më të mirë të sistemit imunitar, sistemi limfatik dhe qarkullimit të gjakut. Mjalti përmban në veti sasi të pasur të glukozës, fruktozave, vitamina të shumta, minerale, aminoacide, flavonide dhe hidroperokside etj., duke ndikuar direkt në shëndetin tonë. Mjalti pa asnjë dyshim mbetet njëri prej produkteve ushqimore më të shëndosha, dhe me efikasitet shumë të lartë shërues.

Për në fund urojmë: ju raftë luga në mjaltë?

Nuk është e thënë cila lugë, mund të jetë e drurit apo metalike.

Për efektin e plotë shërues mjalta duhet të shoqërohet me një qaj të vakët të përgaditur nga duart e arta të bashkëshortit dhe të servuar me buzëqeshje e dashuri. Provojeni nuk do të pendoheni!

The post Mjalti duhet të përdoret me lugë druri apo metalike? appeared first on Bletaria Mali.

]]>
5 arsye të forta përse duhet të hani 1 lugë mjaltë përpara gjumit http://bletariamali.com/5-arsye-te-forta-perse-duhet-te-hani-1-luge-mjalte-perpara-gjumit/ Wed, 15 Jan 2020 21:40:57 +0000 http://bletariamali.com/?p=433 Vlerat e mjaltit për shëndetin janë të provuara shkencërisht dhe jo më kot ai njihet si ‘ari i lëngshëm.’ Prej mijëra vitesh mjalti ka qenë zgjedhja kryesore kundër inflamacionit dhe për shërimin e organizmit. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një nga mënyrat më efikase dhe të thjeshta për të shfrytëzuar të mirat e mjaltit është [...]

The post 5 arsye të forta përse duhet të hani 1 lugë mjaltë përpara gjumit appeared first on Bletaria Mali.

]]>
Vlerat e mjaltit për shëndetin janë të provuara shkencërisht dhe jo më kot ai njihet si ‘ari i lëngshëm.’

Prej mijëra vitesh mjalti ka qenë zgjedhja kryesore kundër inflamacionit dhe për shërimin e organizmit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një nga mënyrat më efikase dhe të thjeshta për të shfrytëzuar të mirat e mjaltit është konsumi i tij përpara gjumit.

Ekspertët e mjekësisë popullore rekomandojnë njëzëri ngrënien e një luge çaji me mjaltë përpara se të shtriheni për të fjetur.

Mjaltin mund ta tresni edhe në çaj kamomili ose qumësht të ngrohtë.

Vlerat shëndetësore të ngrënies së mjaltit përpara gjumit

Rënia në peshë

Nëse konsumohet në mbrëmje, mjalti ndihmon më shumë në djegien e yndyrnave dhe në përmirësimin e funksioneve të mëlçisë.

Duke pirë çajin me mjaltë në vend të sheqerit do të parandaloni shtimin në peshë dhe do të ulni nivelin e sheqerit në gjak dhe të triglicerideve.

Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org konfirmojnë se ngrënia e një luge çaji me mjaltë përpara gjumit frenon urinë gjatë natës.

Kësisoj, mjalti ju ndihmon të humbisni peshë teksa jeni në gjumë.

Mjaltë për një gjumë të qetë

Mjalti përmirëson cilësinë e gjumit, mungesa e të cilit mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore siç janë: tensioni i lartë, diabeti i tipit 2, artriti, ishemia dhe sëmundjet e zemrës.

Nëse konsumoni një lugë çaji me mjaltë përpara gjumit, ai do të rrisë lehtë nivelin e insulinës e cila ndihmon në çlirimin e hormonit tryptophan.

Mjalti ndihmon edhe në rritjen e serotoninës, hormoni i humorit të mirë, kënaqësisë dhe gëzimit si dhe melatoninës, hormoni i gjumit të mirë.

Mjalti ul rrezikun e diabetit

Një lugë çaji me mjaltë ul nivelet e glukozës në gjak për një kohë të shkurtër.

Mjaltin mund ta kombinoni me pak kanellë për të mirëmbajtur këto nivele dhe parandaluar diabetin.

Parandalon alergjitë

Mjalti lufton alergjitë dhe forcon imunitetin.

Këto aftësi i atribuohen mjaltit të vërtetë dhe jo atij të pasterizuar.

Mjafton një lugë çaji me mjaltë çdo natë për të shmangur alergjitë e shkaktuara nga poleni.

Imuniteti

Antioksidantët tek mjalti parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe forcojnë imunitetin.

Nëse pini një lugë çaji me mjaltë në mbrëmje do të jeni plot energji dhe do të mbroni rrugët e frymëmarrjes nga infeksioni.

Një lugë me mjaltë ju ndihmon edhe kundër kollës dhe mbron shëndetin e organizmit.

The post 5 arsye të forta përse duhet të hani 1 lugë mjaltë përpara gjumit appeared first on Bletaria Mali.

]]>
Të mirat e mjaltit http://bletariamali.com/te-mirat-e-mjaltit/ Wed, 15 Jan 2020 21:33:59 +0000 http://bletariamali.com/?p=421 Rreziqet që na vijnë nga sheqeri kanë bërë aq shumë bujë, sa shumica e njerëzve mendojnë se çdo gjë e ëmbël i bën keq trupit. Ndërsa sheqeri i bardhë është i dëmshëm, në mos toksik, natyra ofron zëvendësime të shijshme e natyrale të sheqerit, të gjetur në fruta, perime dhe mjaltë. Mjalti është një nga [...]

The post Të mirat e mjaltit appeared first on Bletaria Mali.

]]>
Rreziqet që na vijnë nga sheqeri kanë bërë aq shumë bujë, sa shumica e njerëzve mendojnë se çdo gjë e ëmbël i bën keq trupit. Ndërsa sheqeri i bardhë është i dëmshëm, në mos toksik, natyra ofron zëvendësime të shijshme e natyrale të sheqerit, të gjetur në fruta, perime dhe mjaltë.

Mjalti është një nga mënyrat më të lehta dhe më të fuqishme për të mbrojtur trupin.
Ja cilat janë 6 nga përfitimet më të mira, që mjalti ofron:

Forcon sistemin imun
Mjalti i papërpunuar është i mbushur me vitamina, minerale dhe enzima, të cilat e mbrojnë trupin nga bakteriet dhe forcojnë sistemin imun. Simptomat e të ftohtit dhe gripit, si kolla, dhimbje fyti, me anën e mjaltit mbahen nën kontroll. Për të forcuar sistemin imun, shtoni 1-2 lugë të vogla mjalti në ujë të ngrohtë. Për më tepër veprim, shtoni lëng të freskët limoni dhe pak kanellë.

Ju ndihmon të bini në peshë
Nëse pini ujë të ngrohtë me limon e mjaltë me stomak bosh, herët në mëngjes është një mënyrë e mirë për të pastruar mëlçinë, për të hequr toksinat e trupit dhe larguar yndyrnat.

Shtoni në një gotë me ujë të ngrohtë një lugë të vogël mjalt dhe lëngun e një limoni. Konsumojeni në mëngjes, para se të hani. Kjo është një pije qetësuese, e mirë për ta pirë edhe në fund të ditës.

Redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Mjalti i përzierë me kanellë rigjallëron arteriet dhe venat e zemrës dhe redukton kolesterolin deri në 10%. Kur merret rregullisht, kjo përzierje mjaltë-kanellë redukton rrezikun e atakeve në zemër.

Qetëson problemet me tretjen
Vetitë antiseptike të mjaltit lehtësojnë aciditetin e stomakut dhe përmirësojnë tretjen. Mjalti gjithashtu neutralizon gazin, duke u shndërruar në qetësuesin më të mirë të stomakut, në rast se e tejkaloni masën me të ngrënë.

1 ose 2 lugë të vogla mjalti para se të hani vakte të rënda pengon mostretjen dhe nëse e keni tejkaluar masën, shtoni mjalt dhe limon në ujë të ngrohtë për të ndihmuar ushqimin të lëvizë në traktin tretës.

Rrit nivelet e energjisë
Sheqernat natyrore që gjenden tek mjalti janë një burim i shëndetshëm i kalorive dhe energjisë për trupin.

Lodhja është përgjigja e trupit ndaj niveleve të ulta të energjisë. Në vend që të pini kafe ose të hani çokollata, hani një lugë të vogël mjalti të papërpunuar.

Pastron lëkurën
Për shkak të vetive anti-mikrobike dhe anti-kërpudhë, mjalti është përbërësi më i mirë në kujdesin e lëkurës. Aplikoni pak mjaltë në njollate  fytyrës dhe lejoni lëkurën ta thithë gjatë natës. Pastrojeni në mëngjes. Pas përdorimit të rregullt, do të zgjoheni me lëkurë të pastër!

Mjalti është i mirë edhe për trajtimin e problemeve të tjera të lëkurës si ekzema dhe psoriasis. Edhe pse nuk i kuron këto sëmundje, qetëson inflamacionin dhe lehtëson thatësinë e lëkurës.

Burimi:MindBodyGreen

The post Të mirat e mjaltit appeared first on Bletaria Mali.

]]>